fbpx

“Mos më bërtit, s’je më prokurore”/ Imeraj tregon momentin e vështirë pas shkarkimit

imeraj-2.png

Elisabeta Imeraj ka treguar në studion e “Breaking” se cila do të jetë lëvizja e saj e radhës pas shkarkimit nga detyra si prokurore e Tiranës nga KPA. Teksa ka treguar se e ka të vështirë të ngrihet në mëngjes të mos të shkojë në vendin e saj të punës, Imeraj ka treguar se do ta vijojë betejën e saj me drejtësinë edhe jashtë vendit, teksa nuk është dakord me vendimin e KPA-së.

Ndër të tjera ajo ka ndarë edhe një situatë, teksa i biri 11-vjeçar i ka kërkuar të mos bërtas më në shtëpi sepse nuk është më prokurore.

“Në momentin e shkarkimit askush nuk ka dëshirë të madhe për të rifilluar jetën e tij në moshën 43-vjeçare. Me birin 11-vjeçar në ato ditë që ishte duke u zhvilluar procesi më tha “mos bërtit se nuk je më prokurore, mos më jep urdhra. Njeriu duhet të shfaqet në jetë për të parë dhe përqafuar apo elementë që janë më të rëndësishme. Është e dhimbshme që Elisabeta Imeraj të mendoj që do ngrihet në mëngjes dhe nuk do vejë në prokurori megjithatë unë duhet të ndjek dhe këshillat e fëmijëve të mi që duhet të vazhdoj jetën”, tha Imeraj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303