“Mos më provokoni se…”. Bardhi reagon menjëherë pas presionit të Ramës: Frikacak i tmerruar…

bardh.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka dalë menjëherë me një reagim, pas deklaratës së fortë të kryeministrit Rama, i cili i kërkonte Bashës të mos e provokonte mazhorancën për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bardhi shkruan se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe ndryshimi që sipas tij po vjen dhe është i pandalshëm.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”, shkruan Bardhi dhe publikon videon e mëposhtme.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303