‘Mos ta përdorë këtë gjuhë’, Rama mesazh të koduar Haradinajt?

rama-haradinaj-e1511860713463-1024x571.jpg

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk pranoi të takohej me kryeministrin Edi Rama në Kosovë. Kjo, pasi ky i fundit e paditi Haradinajn.

Mirëpo Rama ka lëshuar një mesazh të koduar sot.

‘Sot për mua është një sprovë e madhe jo vetëm politike por edhe kombëtare, morale e njerëzore se kush flet shqip se këtë ka gjuhën e nënës këtë gjuhë të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie në përfaqësues të bindjeve të ndryshme, në patriotë dhe tradhtarë apo në të ndershëm dhe hajdutë’, tha Rama.

Fjala e Ramës:

Takimi në shtëpinë e bardhë një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SHBA. Në këtë aspekt të jesh në pozicionin që jam unë, të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë dhe të jepet mundësia të kontribuosh për atë që ishte dhe është sot e gjithë ditën vlera historike e luftës së UCK. Më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme, këtu flas për reagime në nivelin qytetar se si helmi i jetës së përditshme politike ka kontribuar në bazë, që janë qytetarët dhe ndikon që të mos kuptohet, por të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, që nuk lidhet as me dy persona, as me karrierën e tyre politike, as me simpatitë, bindjet, mbështetjet apo kundërshtitë politike të natyrës zgjedhore por me një prej vlerave ë të rëndësishme të kombit shqiptar vlera për liri që ka krijuar lufta e popullit të Kosovës pjesë vendimtare të cilës është UCK.

Ky është moment kur sigurisht kemi një krizë disa planëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe por edhe mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe të vërtetën themeltare se Kosova ishte viktima dhe jo agresori, por për të vënë në pah të gjithë vlerën e krijuar si shprehje e gadishmërisë për drejtësi nga vetë Kosava dhe balancën e prishur mes Kosovës e Serbisë në raport me drejtësinë për krimet e luftës. Ju jeni dëshmitarë, profesioni ua ka kërkuar ta ndiqni nga afër këtë histori dhe fatkeqësisht prej 21 vitesh, Kosova i ka dhënë mbështetje drejtësisë ndërkombëtare që përmes strukturave të krijuara enkas ka gjykuar dhe stërgjykuar ato që janë konsideruar krime lufte.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303