fbpx

“Mos thuaj si dëshirë fitoren e Big Brother se nuk e merr”, konkurrentja ia thotë ‘copë’ Einxhelit teksa feston ditëlindjen

800-0-619f66ca4c52b.png

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Banorët janë kujdesur që ta urojnë atë menjëherë në mesnatë, duke e surprizuar edhe me dy torta.

Teksa ajo ndodhej jashtë së bashku me Beatrix, DJ PM dhe DJ Dagz, banorët e tjerë kishin marrë tortat dhe kitarën për t’i uruar në mënyrën më të bukur ditëlindjen.

Banorët i thanë që të mendonte dëshirën e pastaj t’u frynte qirinjve. E duke qenë se ishin dy torta, Einxhel thotë se do mendojë dy dëshira.

“Mos thuaj fitore e Big Brother se nuk e merr”, dëgjohet t’i thotë Antonela, të cilës i përgjigjet: “Nuk do e harxhoja dëshirën e ditëlindjes për atë gjë”.

Pasi moderatorja shprehu dëshirat dhe u fryu qirinjve, të gjithë banorët e bënë me tortë në fytyrë dhe e puthën e përqafuan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303