fbpx

‘Mos u bëj pre e lehtë’, policia shpërndan videon në Ditën e Fëmijëve të Humbur: Kujdes…

Polica e Shtetit sot ka shpërndarë një video sensibulizese në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur. “Don’tBeAnEasyCatch” (mos u bëj pre e lehtë), konsiderohet ky projekt mjaft i rëndësishëm.

Përmes një video të animuar, e cila ka si synim të sensibilizojë fëmijët mbi moshën 10 vjeç që përdorin internetin, policia vjen me një mesazh drejtuar të miturve.

“Kujdes!!!
Jo çdokush që ju kontakton nëpërmjet internetit është ashtu siç ju prezantohet!
Mos ndani të dhënat personale dhe fotografitë tuaja në internet, me persona të panjohur!
Nëse bëheni viktimë e një rasti të tillë, flisni me njerëzit tuaj të besuar ose drejtohuni në Policinë e Shtetit!”, thuhet në mesazhin e Policisë