“Mos u bëni helmetë e politikës”

Nga Ida Nurçe/Mos u bëni si ata! Mos e besoni vrerin që derdhin për njëri-tjetrin! Nuk janë të vërteta. Nuk i kanë seriozisht as ofendimet që i thonë njëri- tjetrit, jo.

Mos i shkoni nga pas asnjërit prej tyre!

Po ju përdorin si mburojë të karriges së tyre.

Asnjërit prej tyre nuk i ha për ju. Nuk duan t’ia dinë nëse sonte do flini me barkun bosh, apo në mes të të ftohtit.

Mos i besoni deklaratat e dashurisë që ju bëjnë lart e poshtë! Thjesht ju duhen votat tuaja. Kanë nevojë për ju.

Kthejini sytë nga vetja! Jeni ju që i keni në dore ata, jo ata juve.

Pa ju ata janë asgjë. Kurse ju pa ata jeni më të buzëqeshur.

Ndaj mos i shihni si Zot! Abandonojini dhe vazhdoni të mendoni për veten! Ikni nga ajo peshore, nëpërmjet të cilës i kemi falur piedestalin politikës!

Ata e kanë vënë në rrugë jetën e tyre, kurse jeta juaj thjesht ka mbetur pa rrugë! Thuaji JO politikës, jeto shëndetshëm!/real-news.tv/