Mos u habisni/ Kreu i KLP zbulon sa do paguhen gjyqtarët në muaj

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë sidomos struktura e posaçme e SPAK e cila do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë pritet të shoqërohet dhe me miratimin e pagave për prokurorët, pjesë e kësaj njësie.

Në një intervistë për DW kreu i KLP-së Gent Ibrahimi u shpreh se paga për një prokuror të SPAK duhet të nisë nga 1500 euro dhe të arrijë shumën 2500 euro, çka do të çonte dhe në shmangien e korruptimit të tyre.

“Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro”, ka thënë Ibrahimi për DW.