17.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Mos udhëtoni në Kinë” thirrja e SHBA, Franca largon shtetasit e saj nga Wuhan

SHBA i bën thirrje shtetasve të saj të mos udhëtojnë drejt Kinës, ndërkohë numri I të vdekurve nga koronavirusi Wuhan ka shkuar në 213 si dhe më shumë se 9 692 raste janë konfirmuar. Koronavirusi është shpërndarë globalisht, informon CNN.

Pekini ka publikuar një deklaratë mëngjesin e sotëm ku paralajmëron vizitorët e huaj dhe turistët në qytet për përhapjen e koronavirusit dhe I bën thirrje të marrin masa parandaluese si dhe të bashkëpunojnë me autoritetet..

Bashkia e Pekinit ka deklaruar nivelin më të lartë të emergjencës së Shëndetit Publik më 24 janar në përgjigje të pneumonisë shkaktuar nga koronavirusi 2019-nCoV

Italia ka anuluar fluturimet  drejt Kinës. Ndërkohë një avion ushtarak francez evakuoi 200 qytetarë francezë u largua nga Ëuhan drejt Francës mëngjesin e sotëm, informon CNN

Pas mbërritjes ata do qëndrojnë 14 ditë në karantinë në një resort në Carry-le-Rouet, një qytet I vogël afarë Marsejës.

Edhe shtete të tjera si Japonia, SHBA, Britania e Madhe dhe Koreja e Jugut kanë tërhequr shtetasit e tyre nga Ëuhan. Ndërkohë Australia dhe Zelanda e Re po përgatit evaukuimin e shtetasve të tyre.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat