fbpx

Mos vallë Maluma na zbuloi se është në një lidhje të re? (FOTO)

Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma duket se ka gjetur dashurinë e re pas ndarjes nga modelja seksi Natalia Barulich.

Maluma nuk ka preferuar të ndaj momentalisht identitetin e vajzes megjithëse mediat e kanë zbuluar.

Teksa pushon disa ditë relaksi Maluma ka postuar disa fotot ku shfaqet në shoqërinë e një femre duke i bashkangjitur edhe zemra.

Ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente, duke aluduar se kush është vajza misterioze.

“A jam i vetmi që jam kurioz të di se e kujt është këmba?” “Kush dreqein e ka atë këmbë?” “Po me ato këmbë?” janë disa nga komentet që këngëtari ka marrë.

Sipas informacioneve të raportuara në mediat sociale, e dashura e re e Maluma mund të jetë Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.