Mos vallë Mozzik sapo e quajti Loredanën ‘dhelpër dinake’?

Reperi i njohur, Mozzik nuk është më në lidhje me këngëtaren simpatike, Loredanën me të cilën ka edhe një vajzë të vogël.

Ata thumbojnë vazhdimisht njëri tjetrin nëpër rrjete sociale në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Së fundmi, ai ka postuar titullin e këngës së tij më të re e cila titullohet ‘Dhelpër dinake’.

Mos vallë kjo këngë i dedikohet Loredanës?

Kujtojmë që Mozzik publikoi para disa ditësh disa ‘Story’ ku shkruante për tradhti dhe njerëz të pabesë, dhe padiskutim te gjithë mendojmë se këto fjalë i dedikohen ish-it të tij.