“Mos vallë shqiptarët janë të tepërt për Ramën?” Aktivistët e VV para Kryeministrisë

Sot është 21 vjetori i masakrës së Reçakut, ku shumë aktivistë të Vetëvendosjes janë mbledhur para Kryeministrisë.

Ata kanë hedhur trëndalifë para zyrës së Ramës.

Akstivisti Elvis Hoxha gjatë një pronocimi për gazetarët, u shpreh se shtetit shqiptar nuk ka nxjerrë qoftë dhe një rezolutë për Kosovën.

Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama së pari duhet të kuptojë se çfarë do të thotë viktimë, viktimë e një masakre.

Sipas tij Masakra e Reçakut është lidhur me fyerjen, pasi kreu i ekzegutivit shqiptar ka u ngut që të bënte tre takime për MInishengenin kaq urgjentisht.

“Institucionet e Kosovës u kujtuan vonë. Është ndërtuar mbi aktin e viktimizimit. Nuk mund ti kërkojmë shtetit të Kosovës në fund të fundit një përgjegjësi, juridike, ndërkombëtare kaq të menjëhershme, ku nga ana tjetër shteti shqiptar në bazë të kushtetutës, në bazë të detyrimit kushtetues duhet të merrnin në mbrojtjte, madje të kualifikoni dhe të plotësoni mungesën institucionale juridike që mund të kihste eventualisht shteti i Kosovës.

Po flasim për Kryeministrin Rama. Ka disa të dhëna, përbëres: është kryegzekutivi, ka të bëjë direkte me egzekutimin e ligjit, është kryetari i Partisë Socialsite, pra është përfaqësuesi i gjysmës së një populli që voton për të eshtë i detyruar ndaj kushtetutës. Nuk është puna që i kërkoj unë ligjërisht.

Kur bëhet fjalë për viktimat i kërkojmë që ky njeri të këtë pak empati dhe të kuptojë çfarë do të thotë viktimë, pastaj të kuptojë çfarë do të thotë viktimë një masakre. Së treti të kuptojë masakrës kolektive, së katërti masaktrës kolektive mbi civilë dhe së pesti masakrës kolektive mbi civil që i përkasin një kombësie të caktuar që do të thotë gjenocid. Pastaj do të fillojë të jetë njeri.

Sa për kryeministër, kryeministri është një post ekzekutiv. Nuk do të thotë që një kryeministër është detyrimisht njeri. Do ti kërkojmë të kuptoj se çfarë është njeri, çfarë është viktima mbi njeriun dhe çfarë është viktimizimi i njeriut.   

Pse Reçakut kaq i lidhur me fyerjen?

Sepse është e çuditshme se nuk kemi nxjerrë asnjë rezolutë për Kosovën, por ngutemi të bëjmë tre takime për MInishengenin kaq urgjentisht. Ne si popull e mbështesim vetveten. Por si shtet ne i mohojmë, mohojmë krimin. Dhe po mohuan krimin që është bërë mbi shqiptarët unë përsërish; A mos vallë për Edi Ramën shqiptarët janë të tepërt.”- u shpreh Hoxha.