Mosbindja civile/ Flet Lulzim Basha nga Miloti

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Milot, teksa po merr pjesë në bllokimin e rrugës atje, në kuadër të mosbindjes civile të opozitës.

Në fjalën e tij Basha është shprehur se qeveria e Ramës ka rritur papunësinë, duke i shtyrë të rinjtë drejt emigrimit. Ai shtoi se themeli i të keqes është rënia e demokracisë dhe votës së lirë.

“Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin e tij me kriminelë dhe oligarkë mund të marrë vendime kriminale, të nxjerrë në mes të natës dhe në pikë të mëngjesit foshnjat, të shkatërrojë prona dhe shtëpi me të njëjtën urrejtje si uzurpatorët. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë dhe votës së lirë. Kjo është esenca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk hapen dyert e Evropës”, u shpreh ndër të tjera lideri i opozitës, Lulzim Basha. /real-news.tv/