Mosdekretimi i Cakajt/ Berisha i ashpër me Ramën

sali-berisha1.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt dhe përplasjen midis presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.

Me refuzimin për të dekretuar emrin e Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, sipas Berishës,  “gjarprit iu pre bishti por i duhet shtypur kokat!”.

Refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar ministër të Jashtëm të Shqipërisë të propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtësve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.

Deklarata e Berishës: Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka! Një goditje e merituar për flamurtarët albanofob të Serbomadhisë! Të dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar ministër të Jashtëm të Shqipërisë të propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtësve albanofobë të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë. Por me këtë akt, shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se gjarprit në Tiranë dhe Prishtinë, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhet shtypur një minutë e më parë!/real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303