Mosdekretimi i Cakajt, flet për herë të parë Basha

12b61a7b1f68ada1aab9e26f3fc0f33b_XL.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sonte për herë për mosdekretimin e Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta.

Lideri i opozitës, në një intervistë që është duke dhënë në emisionin “Opinion”. tha se nga faktet e bëra publike për të Caka nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.

“Kandidatura e zotit Caka nuk është kandidaturë e përshtatshme për ministër të jashtëm, pasi kam parë edhe faktet e bëra publike nga presidenti.

Problemi kryesor nuk është standardi që ka vendosur presidenti, por standardi që ka vendosur kryeministri në dy emërime njëri pas tjetrit. Herën e parë ky kryeministër i dërgoi për dekretim presidentit një person në shkelje flagrante me ligjin, herën e dytë e dërgoi sërish u dekretua pasi ishte në rregull me ligjin. Sot jemi në rastin e papërgjegjshmërisë.

Papërgjegjshmëria e parë e Ramës ishte në rastin kur shkoi një gjeneral për dekretim, tani çon për dekretim një person që ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për sigurinë kombëtare. Në kushtet kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk mund të jetë kandidat për ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet për sigurinë kombëtare.

Ministri i jashtëm, i brendshëm, dhe të mbrojtjes janë në kontakt jo vetëm me sekretet kombëtare por dhe ato të NATO-s”, tha ndër të tjera Lulzim Basha. /Real-news.tv/ 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303