Mosdekretimi i Lleshit, hipotezat që hedh analisti Fatos Lubonja

lubonja32-770x397.jpg

Zhvillimet më të fundit politike, në veçanti mosdekretimin i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kanë qenë në fokus të bisedës që analisti Fatos Lubonja zhvilloi në neës24.

Lubonja ka ngritur hipotezat e tij në lidhje me këtë vendim të Presidentit Meta.

“Sot jemi përsëri mbi hipoteza se pse e bëri Meta, njëra është që ai ka ndonjë informacion që ne nuk e kemi lidhur me figurën që të paktën atij i krijon mosbindjen për ta dekretuar. Kjo mbetet enigmë, dhe vijmë te çështja tjetër, që ndoshta Meta donte të vinte në dukje mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Problemi këtu është kryeministri. PD vuri ministrin e vet teknik, e prapë s’e përballonte dot sistemin e ngritur nga Rama,” tha Lubonja.

“Një këshilltar për sigurinë që për 5 vite nuk shihka se si policia është e ndërthurur me krimin, atëherë s’bën”, komentoi Lubonja propozimin e Ramës për ministër të Brendshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303