Mosdekretimi i Lleshit, PS i drejtohet sot Kushtetueses

Mosdekretimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ka vendosur në lëvizje Partinë Socialiste.

Mosdekretimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ka vendosur në lëvizje Partinë Socialiste.

Sot socialistët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse presidentit i Republikës ka të drejtë të vendosë të mos dekretojë një propozim të kreut të qeverisë për postin e ministrit.

Në kërkesën e tyre, socialistët do të kërkojnë nga Gjykata më e madhe në vend, të interpretojnë nenin 98 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Ndërkohë që dekreti presidencial shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Maxhoranca me këtë lëvizje, të paralajmëruar nga kryeministri Rama, synon të qartësojë pozicionet, pasi në të kundërtën do të krijohej një precedent aspak komod për cilëndo qeveri në raportin e saj me kreun e shtetit.

Vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese vjen në një moment kur ajo është në situatë tërësisht kolapsi institucional, pasi për shkak të vettingut, nuk gëzojnë kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çfarëdo çështje.

Po të hënën, kryeministri Rama, do t’i dërgojë zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta një letër detajuese se përse Sandër Lleshaj duhet të dekretohet ministër i Brendshëm. Letra që pritet të dorëzohet në zyrën e kreut të shtetit, vjen pasi kryeministri i ridërgoi të premten për dekretim emrin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm.

Lër një koment