Mosdekretimi i Lleshit, Rama mesazh urgjent deputetëve

Edi-Rama.png

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, kryeministri Rama iu është drejtuar me një mesazh edhe deputetëve, të cilëve iu kërkon të mos lëshojnë asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, thuhet në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303