Mosha e pensionit, shkelet ligji i BE-së

Gjykata evropiane e Drejtësisë konstatoi se vendimi për të ulur moshën e pensionit të gjyqtarëve në Poloni është në kundërshtim me ligjin e Bashkimit Evropian.

Polonia tashmë e ka kthyer mbrapsht këtë reformë të vitit 2017 dhe i ka rikthyer gjyqtarët që janë detyruar të dalin në pension, për shkak të zemërimit që ka shkaktuar vendimi, si në Varshavë, ashtu edhe në Bruksel.

Gjykata evropiane tha se ka është e gabuar që të ulet mosha e pensionit për gratë dhe burrat dhe t’i jepet ministrit vendimi përfundimtar mbi të cilin gjyqtarët mund të qëndronin në një vend pune.

Ministria e Jashtme e Polonisë u përgjigj duke thënë se ligji tashmë ka ndryshuar.

Aktgjykimi “ka të bëjë me një situatë të vjetër”, tha ajo.

Në atë kohë, gjyqtarët meshkuj dhe femra dhe prokurorët në Poloni dilnin në pension në moshën 67 vjeçare, por qeveria polake konservatore e ka ulur moshën në 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat.

Qeveria e Polonisë, e drejtuar nga Partia Ligji dhe Drejtësia, ka thënë se me këtë vendim ka bërë përpjekje të luftojë korrupsionin dhe t’i zëvendësojë gjyqtarët, karrierat e të cilëve datojnë në epokën komuniste.

Por, sipas kritikëve, qeveria ka bërë përpjekje të emërojë besnikë të saj./real-news.tv/