Moska dhe Londra, marrëveshje për rikthimin e diplomatëve

download-27-1.jpg

Moska dhe Londra kanë arritur një marrëveshje për të kthyer disa pjesëtarë të stafit të tyre diplomatik në ambasadat e tyre përkatëse, pasi ata dëbuan dhjetëra diplomatë në fillim të këtij viti, njoftoi të premten ambasada ruse.

“Ne kemi arritur një marrëveshje të përgjithshme dhe ne do të fillojmë për të rikthyer personelin diplomatik në Moskë dhe në Londër, brenda pak ditësh në janar”, citon agjencia e lajmeve TASS Ambasadorin e Rusisë në Londër, Aleksandër Jakovenko.

“Unë nuk jam i sigurt se kjo do të ndodhte me të gjithë punonjësit, por të paktën gjysma e stafit do të rikthehen në vendin e tyre të punës, që kishin para se të fillonin dëbimet nga të dy kampet”, shtoi më tej Jakovenko.

Britania përjashtuar 23 diplomatët rusë mbi akuzat se Kremlini ishte pas një sulmi me agjentë nervorë në mars, ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës e tij Julia. në qytetin e Salisburt.

Rusia, e cila mohon çdo përfshirje në helmim e ish spiunit, dërgoi në shtëpi një numër të njëjtë të punëtorëve të ambasadës britanike, në shenjë hakmarrjeje, ndërsa vendimi i sotëm nuk është komentuar ende nga ministritë përkatëse./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303