Mosmarrëveshjet tregtare, raund i ri bisedimesh mes SHBA dhe Kinës

US-China.jpg

Një raund i ri bisedimesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre tregtare do të zhvillohet në Washington ditën e sotme.

Ndërsa, bisedimet e nivelit të lartë priten të mbahen më vonë gjatë kësaj jave, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Bisedimet ndjekin një raund negociatash që përfunduan në Pekin javën e shkuar pa një marrëveshje, por që zyrtarët thanë se kanë arritur përparim në çështjet e diskutuara midis dy ekonomive më të mëdha të botës. Bisedimet synojnë “arritjen e ndryshimeve të nevojshme strukturore në Kinë që ndikojnë në tregtinë ndërmjet Shtetet e Bashkuara dhe Kinës. Të dy palët do të diskutojnë gjithashtu zotimin e Kinës për të blerë një sasi të konsiderueshme mallrash dhe shërbimesh nga Shtetet e Bashkuara, “tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Bisedimet e nivelit më të lartë do të fillojnë të enjten dhe do të udhëhiqen nga Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer.

Kina konfirmoi se zëvendëskryeministri Liu Ai do të vizitojë Uashingtonin të enjten dhe të premten për bisedimet.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, sekretari i tregtisë Wilbur Ross, këshilltari ekonomik Larry Kudlow dhe këshilltari tregtar Peter Navarro gjithashtu do të merrnin pjesë në bisedime.

Tarifat amerikane në mallrat e importuara nga Kina do të rriten në 25 për qind nga 10 për qind nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri më 1 mars. Trump, i cili sugjeroi javën e shkuar se ai mund të zgjasë afatin për bisedimet, përsëriti në një fjalim të hënën se negociatat kanë qenë të frytshme./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303