fbpx

Mot i keq në Greqi dhe Itali, Roma dhe Milano pezullojnë mësimin

moti-i-keq-ne-Itali.jpg

Italia dhe Greqia po përballen me një mot të keq me shi dhe dëborë prej ditës së enjte.

Kushtet e rënduara atmosferike kanë vënë në alarm këtë fundjavë autoritetet greke dhe ato italiane.

Në disa qytete italiane është pezulluar mësimi ndërsa po ndërhyhet për të parandaluar rrëshqitjet. Shirat e fortë në Greqi pritet të zgjatin edhe të shtunën.

Disa qytete në Itali urdhëruan mbylljen e shkollave, parqeve e vendeve historike si pasojë e një vale të ftohtë që ka mbuluar me borë rajonet nga veriperëndimi në qendër të vendit.

Kryebashkiakja e Romës njoftoi se përveç shirave në kryeqytet, shtrëngatat dhe stuhitë e forta parashikohet të godasin edhe bregdetet.

Situatë e vështirë do të paraqitet deri të shtunën në rajonin e Kampanjës, ndërsa bora rrezikojnë ndër të tjera Milanon, Lacion dhe Napolin.

Autoritetet në këto zona kanë nisur hedhjen e kripës për të shmangur aksidentet rrugore dhe kanë apeluar qytetarët të përdorin transportin publik.

Ndërkohë një masë atmosferike me presion të ulët nga Adriatiku solli të premten shira të rrëmbyer edhe në pjesën më të madhe të Greqisë.

Reshjet e shiut të shoqëruara me dëborë fillimisht në brigjet joniane dhe majat e larta veriore, për t’u zhvendosur në juglindje drejt Egjeut.

Në Athinë gjendja pritet të përkeqësohet në orët e para të së shtunës, ndërsa vendi do të përjetojë temperatura të ulëta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303