fbpx

Moti bën kthesën e befasishme nesër

800-0-616da8e70d6b9.jpg

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në jug të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut mund të ketë riga lokale shiu.Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë, krahasuar me ditët e ftohta që lamë pas.Priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshje atmosferike nuk priten, përpos jug dhe lindjes së Shqipërisë ku mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje progresive dhe ajo maksimalja ndonjë ditë të javës mund të arrijë deri në 19-20 gradë Celsius.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303