fbpx

Moti bën kthesën e papritur, ja ç’do ndodhë nesër

Moti do të bëjë kthesën e papritur ditën e nesërme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës.