fbpx

Moti, e hënë 10 shkurt 2020, ç’pritet të ndodhë sot

moti-2.jpg

Ditën e sotme pritet një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin. Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore më të ngrohta mesdhetare relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Fillimi i javës dt 10 Shkurt 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303