Moti i keq, ARRSH mesazh drejtuesve të mjeteve

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë sjellë shumë probleme në një pjesë të madhe të rrugëve në vend.

Duke pasur parasysh situatën Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka dhënë detaje mbi akset problematike të vendit.

ARRSH-ja ka njoftuar se  në një sërë aksesh nga ora 22 e kësaj mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhirë.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.  /real-news.tv/

Lër një koment