Moti i keq, dëbora bllokon disa fshatra të Shqipërisë

WhatsApp-Image-2019-01-04-at-08.40.17.jpeg

Sot Shqipëria është zgjuar e zbardhur nga bora. Në shume zona situata duket problematike pasi bora ka arritur në disa centimetra.

Veriu, verilindja dhe juglindja e vendit prej dy ditësh janë përfshirë nga dëbora, ndërsa reshjet ditën e sotme sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet që të zbresin deri në 600 m mbi nivelin e detit. IGJEUM parashikon që “Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi)”.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme.

Në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, por në zonat turistike malore dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë që edhe në qytet ka probleme me ngricat në rrugë. Sot temperatura në Korçë ka arritur në -5 gradë, ndërsa e shtuna pritet që të jetë dita më e ftohtë./ Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303