33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Moti i keq dhe ngricat, ARRSH apel shoferëve

spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të keq me erëra të forta.

ARRSH njofton se ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale në aksin Thumanë-Milot.

Gjithashtu ARRSH i bën apel shoferëve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Si pasojë e erërave të forta në akset

??Milot-Lezhë-Shkodër,
??Thumanë-Milot ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale. Gjithashtu mbas Mamurrasit në drejtim të Lezhës vijon erë me intensitet rë lartë.
??Në segmentin Tiranë-Elbasan ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, grupi i punës është në vendndodhje dhe ka punuar për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.
??Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gadishmëri bashkë me Policinë Rrugore.
⭕️Njoftohen përdoruesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të evituar aksidentet e mundshme, si dhe të shmangin akset problematike nga era e fortë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat