Moti i keq, gjashtë turistë humbën jetën në Halkidiki

Gjashtë turistë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga stuhia e shkaktuar nga moti i keq në Halkidiki të Greqisë.

Të vdekurit janë të gjithë turistë: Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8 vjeçar dhe një rus 39-vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.

Brenda pak minutash nuk mbeti asgjë më këmbë nga era e fortë që përfshiu rajonin. Dëshmitarë thanë se u formuan edhe tornado.

Gjendja e emergjencës u shpall në zonë.

Në informacionin e dhënë nga Ministri i Mbrojtjes Qytetare, Mihalis Chrisochoidis pas takimit emergjent në zonë, thuhet: “Mjetet e emergjencës civile kanë punuar me përkushtim që nga momenti i parë që ishin njoftuar për motin ekstrem. 150 persona, 55 automjete zjarrfikëse, 40 makina të qarkut dhe 100 persona janë në veprim.

Stuhia erdhi pas një moti shumë të nxehtë në Greqi me temperatura që shkuan deri në 37 gradë Celsius gjatë ditëve të fundit.

Imazhet dhe video të postuara në rrjetet sociale tregojnë rrufe të frikshme, pemë e makina të përmbysura, si edhe ndërtesa të dëmtuara./real-news.tv/

halkidiki 1 halkidiki 2 halkidiki
<
>