fbpx

Moti i keq me temperatura të ulëta, ngrica e erë të fortë, ARRSH: Ja gjendja e rrugëve…

b62db4b33c3d5caec2203913cd9fd459_L.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) jep informacion mbi gjendjen e akseve kryesore pas motit të keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta e erë të fortë në formë ciklonesh.

Kështu, në Rajonin Verior:

Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë.

Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Në Rajoni Qendror:

Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.

Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor:

Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.

Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.

Është punuar me kriposjen e akseve.

ARRSH bën me dije se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.

Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

81490563_910561392671804_7951252137378316288_o.jpg

81788048_910561479338462_2057575048893431808_o.jpg

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303