Moti i keq, MIE njoftim për situatën në porte

ministria-e-energjise.jpg

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një njoftim në lidhje me gjendjen e porteve në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në këto ditët e fundit.

MIE njofton se në portin e Vlorës ka pasur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës, por te pjesa e terminatorit ku kalojnë pasagjerët, nuk ka probleme.

Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet njoftimit, bën me dije se në portin e Durrësit, pavarësisht shiut me rrëmbim, nuk ka pasur aspak.

Për sa i përket Lezhës, MIE thekson: Në portin e Shëngjinit nuk paraqiten probleme madhore, por puna vazhdon normalisht.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303