Moti i keq në Kinë, 49 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit shumë të keq që në fillim të muajit goditi pjesën jugore të Kinës.

Komisioni kinez për Reduktimin e Katastrofave tha se moti i keq nga 6 qershori shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në jug të vendit. Ata konfirmuan se 49 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë zhdukur.

Gjithashtu,  Komisioni njoftoi se janë shembur më shumë se 7.000 shtëpi dhe  janë evakuuar 300.000 persona.

Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë goditur 249 vendbanime në 44 qytete që negativisht kanë ndikuar në jetën e më shumë se 4.5 milionë njerëzve. Humbjet ekonomike vlerësohen në rreth 1.4 miliardë dollarë./real-news.tv/

rain in china rain in china2 rain in china3
<
>