Moti i keq në Majorka, shkon në 12 numri i viktimave

mallorca.jpg

Në ishullin spanjoll të Majorkës ka shkuar në 12 bilanci i viktimave të shkaktuara nga moti i keq.

Gjithashtu, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar një djalë 5-vjeçar dhe dy pushues gjermanë, të cilët rezultojnë të zhdukur pas një vërshimi të befasishëm ujërash.

Ndërkohë, punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë mundur të shpëtojnë gjithsej 16 persona.

Në Francë, dy trupa të pajetë u gjetën në jug të vendit, në një makinë të përmbysur pranë qytetit Sainte-Maxime.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303