Moti i keq në Vlorë, trageti i udhëtarëve përplaset me kalatën e portit

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është përplasur sot me kalatën e portit.

Mësohet se në momentin e pwrplasjes, trageti ka qenë i ankoruar në port kur stuhia dhe dallgët e mëdha e kanë shtyrë drejt pankinës.

Drejtuesit e tragetit po luftojnë me dallgët dhe erën e fortë.

Sipas drejtuesve të tragetit kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së barrierës mbrojtëse në portin e Vlorës.

Porti i ri i qytetit është pa barierrë mbrojtëse.