fbpx

Moti i keq, përmbytjet/ Tre të vdekur dhe dy të zhdukur në Itali

Screenshot_12-7.png

Moti i keq ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë.

Krahas të vdekurve, mediat italiane raportojnë edhe për dy të zhdukur, ndërsa uji i furishëm ka pushtuar të gjithë zonën duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Përmbytjet ndodhën pas shirave të shumtë në Sardegna gjatë ditës së sotme.Raportohet gjithashtu edhe për demë në infrastrukturë siç është prishja e urave apo rrugëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303