Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

auto_789-21517658735.jpg

Moti i keq në det të hapur ka bërë që Kapiteneria të pezullojë lundrimin në detin Jon.

Trageti i linjës Vlorë – Brindizi anulloi lundrimin dhe pasagjerët u kthyen mbrapsht.

Ndërkohë, nuk është lejuar asnjë anije të dalë në det deri në një urdhër të dytë.

Porti është boshatisur dhe mjetet e lundrimit janë ankoruar në breg për të shmangur përplasjen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303