fbpx

Moti i keq, shtyhen sërish udhëtimet, Kapiteneria e Vlorës jep urdhrin e fortë

mori.jpg

Kapiteneria e Vlorës ka dhënë urdhër që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të ndryshojë itinerarin e lundrimeve, si pasojë e motit të keq.

Aktualisht trageti është ankoruar në brigjet italiane dhe për dy ditët e ardhshme nuk do të ndjekë itinerarin e caktuar të udhëtimeve.

Ndërkaq, me urdhër të Kapitenerisë është pezulluar edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, të cilat do të qëndrojnë të ankoruara në zonën e Triportit në Zvërnec.

Në datat 12 dhe 13 nëntor pritet përkeqësimi i kushteve meterologjike. Moti pritet të përmirësohet pas mbrëmjes së 13 nëntorit, ku lundrimet detare do të rifillojnë normalisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303