Moti i keq, vdesin dy barinj

download-3.jpg

Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar viktimat e para.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Buzhalë të Pukës dy barinj janë gjetur të pajetë. Të rinjtë kanë gjetur vdekjen si pasojë e erës së fortë dhe dyshohet se kanë rënë nga shpati i malit në greminë. Kanë qenë familjarët e tyre ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Kjo e fundit mësohet se është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kërkuar trupat e dy të rinjve por moti i keq dhe terreni i vështirë e ka vështirësuar punën e tyre./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303