Moti i keq, ja cilat janë akset e bllokuara

olta_xhacka.jpg

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se situata e motit pritet të jetë e njëjtë edhe në 24 orët e ardhshme.  Në një dalje për mediat, ministrja Xhaçka dhe se qarqet më të prekura nga reshjet e dëborës janë Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.

“Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë–Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe një pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset  në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan. Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë  vetëqeverisjes vendore “-tha Xhaçka.

Ministrja i bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat malore që të evitojnë daljet nga shtëpitë e tyre.

“ Siguria juaj është misioni ynë parësor. Ndaj do të kërkonim të evitonit daljet e panevojshme nga shtëpitë. Për të gjithë ju, që keni nevojë për asistencë, duhet t’i drejtoheni ambienteve të përshtatshme të ngritura nga pushtetit vendor në raste emergjencash, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja “-tha ajo duke shtuar se mbi 2 mijë efektivë të FA, Policia, OSSHE dhe Shëndetësisë janë në gatishmëri. Ndërkohë që edhe helikopterët e Forcës Ajrore janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri./real-news.tv/

 

scroll to top