fbpx

Moti me shi të dendur, ja si paraqitet situata në të gjithë vendin

lajm-i-fundit-3-3-14.jpg

Vendi prej disa ditësh po përballet me reshje të dendura shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar edhe probleme me përmbytjet.

Situata në disa qytete të vendit, ku problematike paraqitet situata në disa lagje të Durrësit, Vlorë, Elbasanit, Lezhës dhe Kukësit.

SITUATA NË DURRËS
BalkanWeb raporton se reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në lagjen nr.1, tek shëtitorja Taulantia, ku ka prezencë të ujit. Po ashtu probleme ka edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, zona rreth stadiumit, pranë Stacionit të Trenit dhe në Kënetë.

SITUATA NË VLORË
Moti i keq ka përfshirë dhe qytetin e Vlorës ku gjatë mëngjesit dhe në mesditë, pritet të ketë erë të fortë dhe dallgë të mëdha në det.
Sipas autoriteteve, parashikohet që dallgët të jenë nga 1.5 deri në 2.5 metra të larta.
Përmirësimi i situatës meteorologjike pritet të vijë gjatë pasdites së sotme rreth orës 16:00.

SITUATA NË ELBASAN
Sipas informacioneve te marra mëngjesin e sotëm në Elbasan, raportohet se ka pasur reshje shiu në gjithë qarkun të shoqëruar me inerte në disa akse rrugore.
Nga moti i keq ka pasur probleme me fidrin nr.7 e nr.8 ku ka pasur probleme me furnizimin me energji në bashkinë Prrenjas dhe në disa fshatra përreth, si dhe fidri nr.4 ne bashkinë Cerrik, i cili sjell mungesa në Njësinë Administrative Mollas e Pishaj të bashkisë Gramsh.

SITUATA NË LEZHË

Situata në qarkun Lezhë, ora 08:30’, datë 06.12.2021.
Gjatë 24 orëve në zonat e ulëta dhe bregdetare janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar të cilat vijojnë edhe tani, kurse në zonat malore në lartësitë mbi 1000m ka pasur reshje të dëborës.
Sasia e reshjeve në territorin e bashkisë Lezhë është rreth 45mm dhe në territorin e bashkisë Kurbin është rreth 65mm.
Nga komunikimi me strukturat e MC, situata është si më poshtë:
Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare po pa problem të prezencën e ujit në sipërfaqet e tokës bujqësore.
Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave nga basenet e tyre, duke ruajtur nivelin e kuotave.
Në bashkinë Mirditë, ka reshje të shirave në rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000m kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.
Rrugët nacionale dhe ajo e Kombit, janë të kalueshme pa probleme.
Furnizimi me energji elektrike është pa probleme
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
Rezervuarët po monitorohen, për prezencën e ujit në basenin e tyre dhe sigurinë e digave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303