Moti për ditën e mërkurë, 7 nëntor

moti.jpg

Shqipëria sot më 7 Nëntor po ndikohet nga një zonë e zgjeruar e presionit të ulët atmosferik me qendër në Mesdheun qëndror. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me rreshje shiu dhe shkarkesa elektrike dhe stuhi në jug të vendit dhe në ultësirën perëndimore.
Era do të jetë me drejtim Jugperendimin (SW) me shpejtësi deri në 20 m/sek.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,5 deri në 4,0 metra në detin Jon.
Gjatë natës janë regjistruar 18 mm rreshje shiu në qytetin e Vlorës.

Temperaturat do të variojnë:

Në zonat malore 2/12 gradë celcius,

Në zonat e ulëta 13/19 gradë celcius,

Në zonat bregdetare 13/20 gradë celcius.

scroll to top