Moti për sot, 8 gusht 2019

Sot, vendi jonë pritet të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe dhe me vranësirat të pakta përgjatë relieveve malorë në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat minimale do të sillen nga 16 deri në 22 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 32 deri në 36 gradë celsius.