Moti për sot/ Diell dhe vranësira pasdite, rriten temperaturat

Screenshot_1-11.jpg

Dita sot nis me një mot të qëndrueshëm. Sipas meteoalb, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë mbizotëruese deri në pasdite. Por në orët e mbrëmjes do të kemi shtim të vranësirave në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 balle.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303