fbpx

Moti për sot, e martë 19 maj 2020

Gjatë ditës së sotme, moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura në veri-verilindje të territorit shqiptar duke sjellë shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C verilindja deri në 34°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.