fbpx

Moti për sot po na habit, ja ç’do ndodhë pasdite

moti1-770x433.jpg

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Por në orët e mesditës vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, ku më të fokusuara shirat do të jenë në Jug dhe Veri të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, në zonat e thella malore priten dhe reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Lezhës me 18°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303