Moti sjell probleme të shumta në tragetet në Durrës, ja ç’po ndodh

96992554e3876dc9e962384ec5c84acd_L.jpg

Probleme të shumta ka sjellë moti në tragetet në Durrës.

Thuhet se ka vonesa në linjat e udhëtimit me tragetë nga Ankona dhe Bari drejt Durrësit.

Vetë autoritetet e Portit të Durrësit raportojnë se mund mbërrijnë me vonesë tragetet nga Italia për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Nga ana tjetër ,është ndaluar dhe peshkimi i anijeve të vogla në Durrës.

Pritet që në fundjavë, shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë pritet të kthehen sërish në Shqipëri, ku gjatë kësaj jave u shkaktuan probleme në transportin rrugor dhe në furnizimin me energji elektrike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303