fbpx

Moti sot, ja parashikimi i temperaturave

moti-2-1.jpg

Ditën e sotme do të mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore. Gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 21°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303