fbpx

Moti sot, ja si parashikohet të jenë temperaturat

1621402943_automotisotneumlmaqedoniingrohteumldhemediellhd780x4391501918033850x460.jpg

Muaji korrik do të nisë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e Shqipërisë. Për pasojë kthjellimet dominojnë deri në mesditë, kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare.Pasditja dhe mbrëmja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin tonë ndërsa shira të papërfillshëm do ketë zona e Alpeve.Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në zonat malore deri në 38°C mesdita në zonat e ulëta.Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303