TË FUNDIT

Motra e viktimës zbulon detaje të rënda mbi aksidentin: Shoferi i makinës tjetër ishte duke bërë…

Njëra nga vajzat e plagosura, Nervida Garunja motra e viktimës, Lusinda Garunja ka rrëfyer detaje nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen  e djeshme. Ajo bëri me dije se 58-vjeçari që drejtonte mjetin që shkaktoi ngjarjen, po bënte manovra të rrezikshme.

Punonjësve të zjarrfikëses u janë dashur disa minuta për nxjerrjen e vajzave nga makina duke përdorur mjetet prerëse.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku shtetasi B. P., 58 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. D., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat