Motrat Hadid nisin pushimet, supermodelet ngrenë temperaturat në Mykonos

Mykonos është kthyer tashmë në vendin ideal ku personazhet e njohura kalojnë pushimet verore.

Ishulli i Greqisë ka tërhequr edhe dy motrat Hadid.

Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid e kanë mbushur Instagram-in me foto nga ishulli grek. “Morning GR”, shkroi Gigi në foton e saj të parë nga udhëtimi ku shihej duke pozuar me një palë rroba banje në ngjyrë portokalli nga Danielle Guizio. Në sfond mund të shihej qartë pishina në ngjyrë bojëqielli të pafundme e cila bashkohej me detin në ngjyrë blu të errët.

View this post on Instagram

mornin 🇬🇷

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Më vonë, ishte Bella ajo që postoi një foto me bikini provokuese, në një vilë të bardhë, tipike në Mykonos.

“Do doja të ishe këtu”-shkruan Bella, duke e shoqëruar shkrimin me një zemër.

Ndoshta Bella e ka dedikimin për të dashurin e saj të zemrës.

View this post on Instagram

wish you were here .💙

A post shared by 🦋 (@bellahadid) on

Të dyja motrat kanë postuar disa foto me bikini, ku duken super provokuese dhe sigurisht mahnitëse.

hadid sisters 2 hadid sisters 3 hadid sisters hadid sisters 1 gigi bella
<
>