fbpx

Mourinho i prish punë Milanit, Ibra mer rrugën për Londër

21315246-7712663-image-a-62_1574375962730-1.jpg

“Kam një skuadër fantastike dhe nuk dua blerje,” – deklaroi Jose Mourinho në konferencën e parë për shtyp si trajner i Tottenhamit. Një mënyrë kjo e zgjedhur prej tij për të motivuar futbollistët që ka dispozicion, por e vërteta, është se trajneri suedez ka plane për merkaton, madje që në janar.

Pasuesi i Pochettinon po merr në konsideratë afrimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit, që pas “divorcit” me Los Angeles Galaxy, në MLS, është lojtar i lirë. Tottenhami bëhet kështu një konkurrent shumë i fortë për Milanin, që i ka ofruar kontratë 18-mujore, nga e cila suedezi do të përfitonte në total 6 milionë euro.

Mourinho nënshkroi me Ibrahimovicin si lojtar i lirë, në vitin 2016, pasi vendosi të largohej nga PSG. Për më shumë se një sezon e gjysmë me “Djajtë e Kuq” Ibra shënoi 29 gola në 53 ndeshje. 38-vjeçari u largua nga Old Trafford në Mars 2018, por mban një marrëdhënie të fortë me menaxherin portugez.

Të dy kanë punuar edhe në sezonin 2008-2009 tek Interi, ndaj Mourinho, i cili vlerëson mentalitetin e tij prej fituesi, beson se karizma e tij do të ketë impakt në dhomat e zhveshjes së “Spurs”-ave.

Harry Kane mbetet qendërsulmuesi i vetëm te Tottenham, pasi drejtuesit e klubit londinez nuk arritën të gjenin një zëvendësues për Fernando Llorente gjatë verës.

Menaxheri i Ibrahimovicit, Mino Raiola, raportohet se ka qenë në kontakt me disa klube italiane, veçanërisht me Milanin, por kërkesat e larta ekonomike mund të bëhen pengesë e pakapërcyeshme, çka do të ndikonte që t’i bashkohej Mourinhos te Tottenhami.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303